Please enter at least 3 characters.

Barça fiton ndaj PSV-së dhe kualifikohet në fazën tjetër

2018/11/barcelona.jpg
323:"EINDHOVEN, NETHERLANDS - NOVEMBER 28: Lionel Messi of Barcelona celebrates with teammates after scoring his sides first goal during the UEFA Champions League Group B match between PSV Eindhoven and FC Barcelona at Philips Stadion on November 28, 2018 in Eindhoven, Netherlands. (Photo by Dean Mouhtaropoulos/Getty Images)
12:"Getty Images

Barcelona fitoi ndaj PSV Eindhoven me rezultat 1-2 në kuadër të Grupit B të Ligës së Kampionëve.

Mysafirët ishin dukshëm më të mirë dhe kjo ishte një fitore e merituar për spanjollët.

Ishte PSV ajo që kishte rastet e para për gol në këtë ndeshje, ishte Gaston Pereiro ai që rrezikoi dy herë portën e Marc Andre ter Stegen.

(Foto: Dean Mouhtaropoulos/Getty Images/Guliver)

Barça rrezikoi me anë të Philippe Coutinhos (19'), kurse holandezët rrezikuan edhe një hrrë me anë të Pereiros (25').

Pas kësaj spanjollët morën në dorë lojën duke tentuar golin me anë të Arturo Vidal (31', 36'),  Lionel Messi (39'), ndërsa në minutat e fundit të pjesës së parë vendasit tetnuan me Luuk de Jong (43') dhe Denzel Dumfries (45').

Pjesa e dytë filloi me rastin nga Ousmane Dembele (48'), ndërsa në minutën e 61-të ishte francezi ai që asistoi te Messi për golin e parë në këtë takim.

(Foto: Dean Mouhtaropoulos/Getty Images/Guliver)

Në minutën e 70-të shënoi Gerard Pique për t'i dhënë kështu fund shpresës së vendasve për një pikë në këtë ndeshje.

Golin e vetëm për skuadrën e Mark van Bommel e shënoi Luuk de Jong (83').

Pas kësaj fitore Barcelona kualifikohet në fazën e eliminimit direkt pasi renditet e para në Grupin B me 13 pikë, pasuar nga Tottenhami me shtatë pikë, aq sa Interi, kurse PSV e fundit me vetëm një pikë.

Ndeshja e ardhshme e Barçës është kundër Spurs, ndërsa PSV do të përballet me Interin. /Telegrafi/