Please enter at least 3 characters.

Barack Obama: Michelle nuk do të kandidojë për presidente të SHBA-së

2019/10/MichelleBarackObama-e1570259651568.jpg
439:"WASHINGTON, DC - FEBRUARY 12: Former U.S. President Barack Obama and first lady Michelle Obama participate in the unveiling of their official portraits during a ceremony at the Smithsonian's National Portrait Gallery, on February 12, 2018 in Washington, DC. The portraits were commissioned by the Gallery, for Kehinde Wiley to create President Obama's portrait, and Amy Sherald that of Michelle Obama. (Photo by Mark Wilson/Getty Images)
12:"Getty Images

Ish-presidenti i SHBA-së, Barack Obama ka thënë se gruaja e tij, Michelle, "nuk i pëlqen politika" dhe nuk do të kandidojë për presidente.

Në një intervistë për një gazetë spanjolle, ai tha se mund të "garantonte" se ish-Zonja e Parë nuk po planifikonte një kthim në Shtëpinë e Bardhë, si komandante e përgjithshme, por shtoi se do ta "mbështeste atë në çdo gjë që i nevojitet, pavarësisht se cilat janë synimet e saja të ardhshme", raporton newsweek.

I pyetur nëse Michelle mund të kandidojë për president, ai i tha La Vanguardia të dielën se "Michelle nuk do të kandidojë për president. Unë mund ta garantoj atë".

"Siç e tregoj në libër, asaj nuk i pëlqen politika. Unë gjithmonë do të jem i lumtur ta mbështes në çdo gjë që i duhet, pavarësisht nga qëllimet, ashtu si ajo bëri me mua", pohoi ai.

Michelle Obama mbetet një figurë e popullarizuar në mesin e demokratëve dhe në fillim të këtij viti kryesoi në një sondazh të YouGov për gruan më të admiruar në botë. /Telegrafi/