Banorëve afër një rruge të mbushur me gropa në Angli u është thënë se “riparimet mund të zgjasin 103 vjet”
10/11/2025
Banorët e rrugës Horsham Close në Banbury, Oxfordshire të Anglisë, po ankohen për gjendjen e mjerueshme të rrugës që s’është riparuar prej më shumë se 40 vitesh.
Ian dhe Elaine Bowyer thanë se rruga nuk është asfaltuar asnjëherë që kur jetojnë aty.
Këshilli lokal u ka thënë se, sipas raportit të fundit ALARM, cikli mesatar i riparimeve të rrugëve është 103 vjet.
Banorët e tjerë e quajnë situatën të rrezikshme, pasi gropat dhe dëmtimet e asfaltit vështirësojnë drejtimin e makinës.
E këshilltari Andrew Crichton pranoi se rruga ka nevojë urgjente për mirëmbajtje. /Telegrafi/


