Please enter at least 3 characters.

Banorët e Veternikut në Prishtinë thonë se kanë mbetur pa energji elektrike që nga dita e mërkure

Qytetarët të cilët jetojnë në Veternik të Prishtinës janë ankuar se që nga e mërkura kanë mbetur pa energji elektrike.

Në redaksinë e Telegrafit kanë arritur ankesat e tyre, të cilët edhe kërkojnë nga KEDS që të intervenojë në rregullimin e problemit.

Po ashtu, ata kanë theksuar se KEDS nuk ka bërë asnjë njoftim për konsumatorët për ndalimin e energjisë elektrike. /Telegrafi/