Please enter at least 3 characters.

Banorët bullizuan Luizin në BBVA, Eni Koçi: E shokuar se si figura të shoubizit përfundojnë duke e sharë e trajtuar në mënyrë ç’njerëzore dikë

2023/01/collage-2-4-scaled.jpg

Derisa po bëhet thirrje thuajse çdo puntatë që të ndalohen fyerjet, ofendimet dhe bullizmi në Big Brother VIP Albania, banorët duket se nuk do të ndalen.

E së fundmi të gjithë bashkë i janë kundërvënë Luiz Ejllit duke e tallur dhe bullizuar, që njëherësh kishte të bënte me gënjeshtrën rreth sëmundjes që e bëri ditë më parë.

Një reagim në lidhje me këtë e ka bërë së fundmi këngëtarja e njohur shqiptare, Eni Koçi.

Foto: Screenshot/Instagram

Artistja thotë se është e shokuar se si figura të famshme përfundojnë duke bullizuar sharë dhe trajtuar në mënyrë ç’njerëzore dikë, siç është rasti me Luizin.

“Zakonisht nuk reagoj kurrë për këto gjëra por jam e shokuar se si figura të njohura e të respektuara të artit dhe shoëbizit përfundojnë duke bullizuar, sharë dhe trajtuar në mënyrë ç’njerëzore dikë”, tha ajo.

Foto: Screenshot/Instagram

“Çfarë edukate dhe shembulli po përcillet kur nuk merret asnjë masë për këtë gjë? E shohin moshta të ndryshme këtë program dhe kjo është e patolerueshme”, tha më tej ajo.

Eni ndau një video tjetër, ku Amosi fliste rreth Ejllit, gjersa shtoi: “Pa fjalë”. /Telegrafi/