Please enter at least 3 characters.

Bankat me shumicë blejnë Letrat me Vlerë

2017/04/Ndertesa-e-qeverise-29-mars-foto-Ridvan-Slivova-02-e1491984491393.jpg
14:"Ridvan Slivova

Qeveria e Republikës së Kosovës ka mbajtur Ankandin e radhës të Letrave me Vlerë KV005-17, ku u ofertuan Bono Thesari me maturitet 6 mujor në vlerë nominale 20 milionë euro.

Nga shuma e ngritur në këtë ankand 10 milionë euro do të shërbejnë për rifinancimin e Bonove 3 mujore të emetuara 3 muaj më parë, kurse pjesa e mbetur do të shërbej për përkrahje buxhetore.

“Në këtë ankand, tregu shfaqi kërkesë për blerje në vlerë 23.14 milionë euro, kurse ne pranuam vetëm shumën e shpallur paraprakisht e që është 20 milionë euro. Norma e interesit për këtë ankand ishte 0.17% vjetore”, njoftoi Ministria e Financave, shkruan Telegrafi.

Blerësit sipas kategorive të obligacioneve Qeveritare të Ankandit KV005-17, janë vetëm Bankat: 19.98 milionë euro. /Telegrafi/