Kampioni i Kosovës, Ballkani do të ndeshjen me kampionin e Bullgarisë, Ludogorets Razrad në raundin e parë kualifikues në Ligën e Kampionëve.
Sot (e martë), me fillim nga ora 14:00 është hedhur shorti në Nyon të Zvicrës, për raundet e para kualifikuese në garat evropiane.
Kështu, kampioni i Superligës së Kosovës për sezonin 2022/23, Ballkani, e ka mësuar kundërshtarin e tyre.
Therandasit në raundin e parë kualifikues të Ligës së Kampionëve do të ndeshen me Ludogorets, i cili është kundërshtar i panjohur për Ballkanin.
Ndeshjet e raundit të parë kualifikues me dy ndeshje do të zhvillohen më 11/12 dhe 18/19 korrik.
Postimi pa ndërhyrje i Ballkanit Të dashur tifozë, Shorti i raundit të parë kualifikues në UEFA Champions League, na vuri përball me kampionin e Bullgarisë, PFC Ludogorets Razgrad.Kjo skuadër e ka nisur shkëlqimin që nga edicioni 2011/2012, kur i inkuadrua në elitën e futbollit bullgar, dhe që në atë sezon fitoi dy trofetë kryesore të këtij shteti, Ligën dhe Kupën. Ludogorets ka dominuar totalisht në Bullgari këto 12 vjetët e fundit, duke u shpallur kampion çdo sezon, që në fakt është edhe vetë historia e këtij klubi, me 12 tituj të fituar. Nga ana tjetër 3 herë kanë triumfuar edhe në Kupën shtetërore.Me këtë skuadër nuk jemi takuar asnjëherë, sikur që nuk është përballur me ta asnjë ekip shqiptar.Oponenti ynë ka qenë dy herë pjesmarrës i fazës së grupeve në Ligën e Kampionëve, ndërkaq të arriturën më të lartë e ka shënuar në edicionin 2013/14 të Europa Ligës, ku arriti deri në mesin e 16 skuadrave më të mira.Sezonin e kaluar, Ludogorets luajti në grupet e Europa League, derisa pas aventurës aty, u eliminua nga Anderlecht në UECL.Na priftë e mbara /Telegrafi/