Please enter at least 3 characters.

Ballkani mëson emrat e kundërshtarëve të mundshëm në rast kalimit të raundit ose eliminimit në Ligën e Konferencës

2023/06/Ballkani-3.jpg

Ballkani ndodhet në rrethin e parë të garës më të madhe evropiane për klube, Ligës së Kampionëve.

Kampioni në fuqi i Kosovës në rrethin e parë të kësaj gare do të ketë punë shumë të vështirë me kampionët e Bullgarisë, Ludogorets.

Suharekasit kanë mësuar tanimë kundërshtarët e mundshëm në rast kalimit tutje, ose eliminimit nga Liga e Kampionëve, ku do të luajnë në Ligën e Konferencës.

Në rast se Ballkani arrin ta eliminoj Ludogoretsin, atëherë në rrethin e dytë të Ligës së Kampionëve do të përballet me fituesit e dueleve Zalgiris - Struga, RAkow - Flora Tallinn si dhe Olimpija Ljubljana - Valmiera.

Nëse eliminohet nga Championsi, suharekasit në rrethin e dytë të Ligës së Konferencës do të përballen me humbësit e ndeshjeve Helsinki - Larne ose Zalgiris - Struga si dhe vendin e dytë të fazës paraeliminatore. /Telegrafi/