Bale nuk po mendon për rikthimin në Ligën Premier
237:"MADRID, SPAIN - MARCH 05: Gareth Bale of Real Madrid looks on during the UEFA Champions League Round of 16 Second Leg match between Real Madrid and Ajax at Bernabeu on March 05, 2019 in Madrid, Spain. (Photo by Denis Doyle/Getty Images)
Gareth Bale (Foto: David Ramos/Getty Images/Guliver)
12:"Getty Images
09/04/2019
Anësori i Real Madridit, Gareth Bale. nuk po mendon që të kthehet në Ligën Premier - ka thënë agjenti i tij, Jonathan Barnett.
Anglia është përmendur si një nga destinacionet e uellsianit, i cili po kalon momente të vështira te Los Blancos, madje në disa raste është fishkëllyer nga tifozët për paraqitje të dobët.
Megjithatë, agjenti i 29-vjeçarit ka deklaruar se klienti i tij nuk dëshiron të largohet nga Santiago Bernabeu.
"Ai është shumë i lumtur këtu. Është lojtar i Real Madridit. Tash për tash, nuk po mendon për kthimin në Angli".
"Nuk mund ta parashikoj në ardhmen. Mirëpo, aktualisht, ai është shumë i lumtur", ka thënë agjenti për Deportes Cuatro.
Bale është pjesë e Realit që nga viti 2013 kur u transferua nga Tottenham Hotspur. /Telegrafi/


