BAFTA TV në Londër - "Adolescence” i Netflix-it merr më së shumti çmime
Ceremonia vjetore e BAFTA Television Awards u zhvillua në Royal Festival Hall në Londër me prezantues Greg Davies, ndërsa ndër titujt më të përmendur të mbrëmjes ishin “Adolescence”, “Amandaland” dhe “The Celebrity Traitors”.
Fituesja kryesore e natës ishte mini-seria dramatike e Netflix-it, “Adolescence”, e cila mori më së shumti çmime.
Ndërkohë, Steve Coogan u shpërblye si 'aktori më i mirë' për “How Are You? It’s Alan (Partridge)”, gjersa çmimin në kategorinë e aktores në komedi e fitoi Katherine Parkinson për “Here We Go”.
Në rolet dytësore, BAFTA shkoi për Owen Cooper (“Adolescence”) dhe Christine Tremarco (po ashtu për “Adolescence”).
Në kategorinë e programeve argëtuese fitoi “Last One Laughing UK”, ndërsa “Amandaland” u shpall 'komedia më e mirë' e shkruar (scripted comedy).
Në dokumentarë dhe programe informative u vlerësuan “Simon Schama: The Road to Auschwitz”, “Gaza: Doctors Under Attack”, “See No Evil” dhe “Grenfell: Uncovered”.
Në kategorinë e lajmeve, çmimin e mori Channel 4 News me edicionin “Israel-Iran: The Twelve Day War”, teksa për transmetim live fitoi VE Day “80: A Celebration to Remember”.
Nga reality dhe përmbajtjet për fëmijë, “The Celebrity Traitors” fitoi BAFTA për program reality, “Crongton” për përmbajtje fëmijësh (fiction), “World.War.Me” për fëmijë (non-fiction).
Ndër fituesit e tjerë u renditën “Hustle and Run” (short form), “Go Back to Where You Came From” (factual entertainment), “Scam Interceptors” (daytime) dhe “EastEnders” (soap).
Në garën për transmetimin sportiv më të mirë u përfshinë “The 2025 Ryder Cup”, “The FA Cup Final”, “UEFA Women’s Euro 2025” dhe “Wimbledon 2025”. /Telegrafi/


