Please enter at least 3 characters.

Bad News Eagles kanë pësuar humbje nga ekipi beeers në turneun kualifikues RES Adriatic League

2023/06/bnelosebeeers-scaled.jpg

Edhe pse ishin favorit, bNe kanë pësuar humbje të befasishme nga ekipi beeers.

Ndeshja përfundoi me rezultat të përgjithshëm 2-1 me mapa në të mirë të ekipit kundërshtar.

Pas kësaj humbje Bad News Eagles vazhdojnë të jenë pjesë e garës në turneun kualifikues, dhe tani do ta kenë edhe një mundësi nga ‘Lower Bracket’.

Kjo humbje ndaj ekipit beeers nuk ishte aspak e pritshme për shikuesit, pasi ekipi në fjalë nuk janë as të renditur në faqen e HLTV.

Ndeshjen e radhës Bad News Eagles do të përballet me ekipin Sangrija, dhe në rast të humbjes do të eliminohet përfundimisht nga gara. /Telegrafi/