Babai dyshohet se qëlloi me armë djalin e tij në Suharekë, arrestohet i dyshuari
Një person është plagosur me armë zjarri pas një mosmarrëveshjeje familjare në Suharekë, ndërsa babai i tij është arrestuar nën dyshimin se ka kryer veprën.
Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur më 1 gusht 2026, rreth orës 19:00. Pas një konflikti në familje, i dyshuari, mashkull kosovar, dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri djalin e tij.
Njësitë relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku si provë materiale është gjetur dhe konfiskuar një pistoletë me pesë fishekë, e cila dyshohet se është përdorur në rast.
Viktima është dërguar për trajtim mjekësor dhe aktualisht po trajtohet në Spitalin e Prizrenit.
Ndërkohë, i dyshuari është arrestuar dhe, me vendim të prokurorit kompetent, është dërguar në mbajtje. Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit janë duke vazhduar. /Telegrafi/


