Please enter at least 3 characters.

Azemi: Jemi shumë larg Evropës

2016/01/azemi-jemi-shum-euml-larg-evrop-euml-s_hd.jpg

Edmond Azemi kaherë është edhe anëtar i Përfaqësueses së Kosovës, por që rrallë ka mundësi ta veshë këtë fanellë.

“Duhet pranuar se jemi shumë larg Evropës. Ne mund të pranohemi në FIBA, por çka mund të bëjmë brenda një kohe shumë të shkurtër. Unë kam qenë edhe pjesë e përfaqësueses së Kroacisë, e cila përgatitet nga 3 muaj dhe marrin pjesë në shumë turne të vendeve të ndryshme. Kjo nuk ndodh te ne. Madje as pas përfundimit të edicionit nuk grumbullohen fare basketbollistët”, ka deklaruar Ed për gazetën SportPlus, sipas të cilit mungon cilësia e basketbollistëve vendorë.

“Vërehet mungesa e basketbollistëve të rinj. Ne që tash jemi në përfaqësuese, nuk jemi të rinj, dhe nuk e di se kush mund të na zëvendësojë kur ne t’i themi lamtumirë basketbollit. Nuk ka të rinj cilësorë, pasi kushtet janë katastrofale. Në vende të zhvilluara basketbollistët e rinj ushtojnë nga dy herë në ditë, kurse këtu tre herë në javë dhe kjo është pak për të arritur diçka”, thekson kapiteni i Prishtinës. /Telegrafi/