Please enter at least 3 characters.

Ayew konfirmon largimin nga Marseille, gati transferimi te Roma

2016/01/ayew-konfirmon-largimin-nga-marseille-gati-transferimi-te-roma_hd.jpg

Ylli ganez ka qenë pjesë e rëndësishme e skuadrës franceze, por kontrata e tij përfundon në fund të stinorit dhe nuk ka arritur gjuhë të përbashkët me klubin që ta vazhdoj atë.

“Unë kam folur me presidentin dhe tani është e qartë se do të largohet nga klubi. Me të vërtetë më vije keq, pasi do të qëndroja por klubi nuk do të përforcohet që të ndjekë titullin dhe nuk kanë vazhduar me të njëjtat kushte që kisha”.

“Unë po largohem nga Marseille, por gjithmonë do të jem tifoz i madh i kësaj skuadre dhe një ditë ndoshta do të kthehem pasi futbolli sjellë gjëra të pa pritura”, deklaroi Ayew.

Ndërkohë mediat franceze dhe ato italiane kanë shkruar se ganezi tani është lojtar i Romës pasi ka arritur marrëveshje javë më parë me ‘Giallorosët’, ndërsa zyrtarizimi i tij pritet të bëhet brenda dy javëve të ardhshme. /Telegrafi/