Please enter at least 3 characters.

Ava Max me dy këngë në "Top 10-shen e këngëve më të mira POP" në Amerikë

2019/03/ava2-e1552410713946.jpg
165:"NEW YORK, NY - DECEMBER 06: Ava Max attends Billboard Women In Music 2018 on December 6, 2018 in New York City. (Photo by Mike Coppola/Getty Images for Billboard )
26:"Getty Images for Billboard

Këngëtarja e re shqiptare, Ava Max, po ngjitet drejt majave të suksesit në tregun ndërkombëtar të muzikës.

Pas suksesit shumë të madh që pati kënga e saj e parë "Sweet but Psycho", Ava Max solli këtë muaj edhe këngën tjetër "So am I", e cila është pritur mirë nga publiku i saj.

Aktualisht, janë këto dy projekte muzikore që e renditin atë me dy pozita në "Top 10 këngët më të mira të zhanrit POP", në ShBA, aplikacionin iTunes.

Me "Sweet but Psycho", ajo gjendet e renditur në vendin e tretë, teksa "So am I" e rendit shqiptaren në pozitën e nëntë.

E lumtur për këtë sukses, Ava Max ka ndarë me ndjekësit e saj në InstaStory një fotografi të kësaj liste, ku ndër të tjerash shihet që i është gëzuar shumë suksesit.

"Me dy në Top 10 këngët më të mira POP në Amerikë! Çfarë!", ka shkruar shqiptarja në InstaStory.

Përndryshe, kënga e saj e fundit "So am I" është pritur shumë mirë nga fansat e saj, dhe në vetëm pak ditë ka kaluar mbi katër milionë klikime në kanalin YouTube. /Telegrafi/