Please enter at least 3 characters.

Autostrada “Arbër Xhaferi” përfundojnë në fund të vitit 2018

2017/09/image-0-02-05-73228def3c1e3d416f0306a2a09661d00cc7b1f92cc01c8d42e49527daa91686-V-e1506514208191.jpg

Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj, ka nënshkruar kontratën me kompaninë Bechtel & Enka për përfundimin e autostradës “Arbër Xhaferi” deri në fund të vitit 2018.

Pas nënshkrimit të kontratës, ministri Lekaj ka thënë se kanë marrë premtimin nga drejtoi i Projektit Riyadh Alkhazraji, që punimet do të përfundojnë në afatin e paraparë.

“Kjo autostradë, si njëra nga më kryesoret që e lidh Kosovën me korridoret pan-evropiane, do të përfundojë në dhjetor të vitit të ardhshëm. Mënyra më e mirë për t’i shërbyer qytetarit është duke i mundësuar kushte moderne dhe të sigurta, siç është kjo autostradë, e cila do të përurohet në vigjilje të festës së vitit të ri 2019”, ka thënë ai. /Telegrafi/