Please enter at least 3 characters.

Autoritetet ukrainase pretendojnë se kanë vrarë 110 mijë ushtarë rusë

2023/01/lcimg-8d361aa4-11ce-40ee-8b54-af44b516a122.jpeg

Forcat e armatosura të Ukrainës kanë dhënë detaje të reja rreth humbjeve të trupave ruse që nga shpërthimi i luftës.

Ajo pretendon se deri më tani ka vrarë gjithsej 110,740 trupa ruse, shkruan skynews.

Prej tyre, 490 persona dyshohet se janë vrarë vetëm në 24 orët e fundit.

Vlen të përmendet se vlerësimet e Ukrainës priren të jenë dukshëm më të larta se ato të ofruara nga agjencitë ruse dhe perëndimore.

Kujtojmë se Rusia ka nisur pushtimin e pajustifikueshëm të shtetit ukrainas më 24 shkurt duke shkatuar viktima dhe dëme materiale.

Ju mund të shihni më poshtë detaje të mëtejshme të humbjeve të vlerësuara ruse. /Telegrafi/