Please enter at least 3 characters.

Austria mbështet basketbollin kosovar

2016/01/f.0403181453966_210.jpg

Zyrtarët e Lartë të FBK-së e njoftuan Vanuran me rrjedhën e basketbollit kosovar, pretendimet tona në lidhje me ndërkombëtarizimin, si dhe u diskutuan mënyrat e bashkëpunimit të gjithëmbarshëm ndërmjet dy federatave.

Kreu i Federatës së basketbollit austriak shprehu gatishmërinë në zhvillimin e ndeshjeve miqësore me përfaqësuese në të gjitha kategoritë dhe atë në të dy konkurrencat, ndërsa që në muajt qershor - korrik do të pasojë ftesa për përfaqësuesen tonë të femrave të jetë mysafire e përfaqësueses së Austrisë.

Vanura u zotua se do të kontaktojë personalisht me Nar Zanolini - sekretar gjeneral i FIBA Europa, si dhe me kryetarin e FIBA Europa, Olafur Rafnsson, që ta mbështesin basketbollin kosovar për pjesëmarrje të mundshme në gara ndërkombëtare. /Telegrafi/