Please enter at least 3 characters.

Aurela Gaçe, gjithmonë fituese (Video)

2016/01/aurela.jpg

Tashmë është e dëshmuar se kur ajo merr pjesë në ndonjë garë, fitorja i takon vetëm asaj. Pas vetës ka një karrierë të gjatë me shumë këngë hite, e çmime të para.

Kur përmendet emri i saj, menjëherë të bie në mend vokali i fuqishëm dhe energjia e jashtëzakonshme që përçon në skenë, dhe kudo që ajo është. Aurela Gaçe pa diskutim se mbetet një nga këngëtaret më të suksesshme shqiptare, e cila për vite me radhë skenës muzikore shqiptare i ka dhuruar këngë të mirëfillta shqipe, por edhe prej atyre që mbi të gjitha publiku i preferon.

Gazetari nga Shqipëria, Eraldo Rexho, ka deklaruar për emisionin “Express” se eksperienca e bënë të veten, por është edhe puna e madhe e saj e cila bënë që suksesi të mos i mungoi.

Marrë parasysh dashurinë e madhe të Gaçes për muzikën dhe energjinë e saj, me siguri se këngët, klipet, albumet e pjesëmarrjet nëpër festivale nuk do mungojnë. Ajo ka arritur që karrierën e saj të numëroj htie të shumta, të tilla si: “Jetoj”, “Fati ynë shpresë dhe marrëzi”, “Ja ke nge”, “Hape veten”, “Origjinale”, “Tranzit”, “Shpirti i shpirtit tim”, etj.

Emisioni “Express” i KTV-së ka përmbledhur disa nga momentet më të rëndësishme të karrierë së këngëtares Aurela Gaçe, të cilat mund t’i shihni në videon mposhtë. /Telegrafi/