Please enter at least 3 characters.

Atletico Madridi me ofertë të re për Hysajn

2019/07/Hysaj-Napoli-1-e1562963998674.jpg
277:"BELGRADE, SERBIA - SEPTEMBER 18: Elseid Hysaj of SSC Napoli in action during the Group C match of the UEFA Champions League between Crvena Zvezda Belgrade and SSC Napoli at Rajko Mitic Stadium on September 18, 2018 in Belgrade, Serbia. (Photo by Srdjan Stevanovic/Getty Images)
12:"Getty Images

Atletico Madrid ka kërkuar nga Napoli huazimin e Elseid Hysajt me mundësi blerje për 20 milionë euro, por që bëhet blerje e detyrueshme nëse ai luan gjysmën e ndeshjeve të tyre.

Klubi spanjoll ka qenë prej kohësh i lidhur me Hysajn, por nuk kanë arritur të ndonjë ofertë me çmimin e kërkuar nga Napoli prej 25 milionë eurosh.

Sipas ekspertit të transferimeve të La Gazzetta dello Sport, Nicolo Schira, propozimi i fundit është një huazim me mundësi blerje në fund të sezonit për 20 milionë euro.

Dallimi është se opsioni do të bëhej një detyrim nëse Hysaj luan të paktën 50 për qind të ndeshjeve të tyre në sezonin 2019-20.

Napoli raportohet se po shqyrton ofertën, pasi ka blerë kapitenin e Shqipërisë nga Empoli për vetëm pesë milionë euro në vitin 2015. /Telegrafi/