Please enter at least 3 characters.

Atletico Madridi ka akademinë më fitimprurëse në Spanjë – Barcelona pas tyre, Real Madrid as në top 10

2021/12/atletico-madrid.jpg

Atletico Madrid është rritur aq shumë një klub vitet e fundit, ndërsa edhe akademia e tyre po shkëlqen me prodhimin e lojtarëve, duke kaluar edhe klube si Barcelona dhe Real Madrid.

Madje klubi ka pasur fitime të konsiderueshme nga shitjet e disa prej talenteve të tyre të dal nga akademia.

Në një analizë të kryer, tregon se Atletico Madrid ka fitime më të madha nga akademia e tyre që nga viti 2010, se të gjitha klubet spanjolle, ndërsa në Evropë janë të dytit, ku vetëm Ajax është përpara tyre.

Studimi u krye nga “Online Money Advisor”, ku janë studiuar ekipet nga kampionatet që kanë shpenzim neto në transferime prej 100 milionë euro ose më shumë që nga afati kalimtar i verës të vitit 2010.

Atletico që ka fituar 214 milionë euro në këtë kohë dhe janë përpara shumë klubeve në këtë drejtim.

Interesant është fakti se Real Madridi nuk hyn as në top 10.

10 akademitë spanjolle më fitimprurëse

1# Atletico Madrid – 214.250.000 euro2# Barcelona – 148.980.000 euro3# Real Sociedad - 94.000.000 euro4# Las Palmas - 20 000 000 euro5# Rayo Vallecano - 15.300.000 euro6# Granada - 15.000.000 euro7# Levante - 14.700.000 euro8# RCD Mallorca - 8 400 000 euro9# Racing Santander - 6,000,000 euro10#  Cadiz - 5 500 000 euro

/Telegrafi/