Please enter at least 3 characters.

Atletico Madrid i njofton skuadrat e mëdha për çmimin e Gimenez

2022/07/GetPaidStock.com-62c15218eb923.jpg
271:"MADRID, SPAIN - MAY 15: Jose Maria Gimenez of Club Atletico de Madrid reacts during the LaLiga Santander match between Club Atletico de Madrid and Sevilla FC at Estadio Wanda Metropolitano on May 15, 2022 in Madrid, Spain. (Photo by Juan Manuel Serrano Arce/Getty Images)
12:"Getty Images

Jose Maria Gimenez pritet të largohet nga Atletico Madrid gjatë afatit kalimtar veror.

Qendërmbrojtësi uruguaian është pjesë e Los Colchoneros që nga vera e vitit 2013 dhe ka qenë ndër pikat kyçe të skuadrës së Diego Simeones.

Por lojtari është gati për një aventurë të re dhe i ka bërë të qartë tanimë këtë gjë drejtuesve të Atleticos.

Chelsea, Manchester United dhe Juventus janë tri skuadrat e mëdha që kanë shprehur interesim për transferimin e qendërmbrojtësit.

Marca ka raportuar se te Atletico janë të gatshëm ta shesin yllin e mbrojtjes dhe tanimë i kanë vendosur edhe një çmim për largimin e tij.

Kryeqytetasit spanjoll i kanë bërë të qartë tre gjigantëve evropianë se nëse duan Gimenezin duhet paguar shuma prej 60 milionë eurove.

Ndryshe Atletico Madrid synon që ta zëvendësojë uruguaianin me qendërmbrojtësin francez Presnal Kimbpembe. /Telegrafi/