Please enter at least 3 characters.

Atletët kosovarë s'lejohen të shkojnë në "Baku 2015"

2016/01/atlet-euml-t-kosovar-euml-s-lejohen-t-euml-shkojn-euml-n-euml-quot-baku-2015-quot_hd.jpg

Kosova nuk është përfshirë, megjithëse ajo do të paraqitet në këtë garë me disa sporte të tjera.

Lajmi u është bërë i ditur edhe atletëve.

Musa Hajdari, Astrit Kryeziu, Granit Kryeziu, Vijona Kryeziu e atletë të tjerë të Kosovës kot kanë shtuar intensitetin e përgatitjeve për pjesëmarrje në ngjarjen e parë olimpike për Kosovën, "Baku 2015".

Ata duhet të mendojnë për Lojërat Olimpike "Rio 2016" të Brazilit, shkruan sot Koha Ditore.

Kjo pasi atletët kosovarë nuk do të mund të paraqiten në Lojërat Evropiane që mbahen nga 12 deri më 28 qershor në Baku të Azerbajxhanit. /koha.net/