Please enter at least 3 characters.

ATK publikon listën e bizneseve që lirohen nga TVSH-ja në import

2017/04/Administrata-tatimore-e-kosoves-ATK-8-shtator-foto-Ridvan-Slivova-1.jpg
14:"Ridvan Slivova

Administrata Tatimore e Kosovës (ATK), ka publikuar listat e bizneseve që u jenë aprovuar kërkesat për lirime të TVSH-së në importim të mallrave për lëndë të parë dhe pajisje të teknologjisë informative.

ATK thotë se përmes udhëzimit administrativ, janë përcaktuar kushtet dhe detajet tjera për mënyrën e realizimit të këtyre të drejtave ligjore.

“Përmes kërkesës së tatimpaguesit (aplikacionit), e cila duhet të shkarkohet nga web- faqja e ATK-së, si dhe dokumenteve tjera të duhura që duhet t’i bashkëngjitën, komisioni i ATK-së i autorizuar për këto lirime do t’i shqyrtojë këto kërkesa brenda 15 ditëve nga dita e pranimit të saj”, thuhet në njoftimin e ATK-së.

ATK thotë se bazuar në dokumentin e aprovimit për lirim nga TVSH të lëshuar nga ATK, Dogana do të lirojë mallrat nga TVSH-ja me rastin e importimit. /Telegrafi/