Please enter at least 3 characters.

Atalanta njofton për lëndimin e Berat Gjimshitit, mbetet e paqartë koha që do të mungojë shqiptari

2022/08/GetPaidStock.com-6303b08263b15.jpg
179:"Atalanta BC v AC Milan - Serie A Berat Djimsiti of Atalanta BC in action during the Serie A football match between Atalanta BC and AC Milan. Bergamo Italy Copyright: xNicolxCampox
18:"IMAGO/Nicolo Campo

Nuk kanë fund problemet për Atalantën në repartin defensivë. 

Pasi Palomino javë më parë rezultoi pozitivë me doping, tani mbrojtësi shqiptar Berat Gjimshiti ka pësuar një lëndim të rëndë.

Qendërmbrojtësi i Kombëtares së Shqipërisë u lëndua në sfidën me Milanin dhe u largua nga ndeshja në minutën e 82-të të ndeshjes.

Sipas asaj që njofton klubi bergamask, mbrojtësi shqiptar vuan një lëndim në frakturë në fibulën e këmbës së majtë ndërsa menjëherë do të nisë edhe programin rehabilitues për t’u rikthyer sa më shpejt në fushën e lojës.

Kështu, nis me një lajm negativ ky sezon për 29-vjeçarin që tashmë është shndërruar në një element të rëndësishëm për lojën e trajnerit Gian Piero Gasperini i cili e kishte llogaritur titullar edhe në këtë dy ndeshje të para të Serisë A.

Megjithatë klubi zikaltër nuk ka bërë me dije se sa gjatë do të mbetet Gjimshiti jashtë fushave të blerta.

Gjimshiti është njëri nga mbrojtësit më të mirë në Itali, derisa sezonin e kaluar pati 31 paraqitjeve në elitën italiane me Atalantën duke shënuar edhe një gol e asistuar në një tjetër. /Telegrafi/