Please enter at least 3 characters.

Ata që flenë shumë, kanë shanse katër herë më të mëdha të vdesin herët

2015/12/sleepingcouple.jpg

Fjetja për më shumë se nëntë orë - e kombinuar me mungesën e lëvizshmërisë dhe qëndrimin gjatë ulur - është njëjtë i rrezikshëm, si pirja e alkoolit apo tymosja e duhanit.

Njerëzit që flenë shumë dhe kanë jetë të qetë sa i përket lëvizshmërisë, kanë katër herë më shumë shanse të vdesin të rinj.

Hulumtuesit në Universitetin e Sidneit, kanë shikuar të dhënat e atyre që flenë shumë dhe qëndrojnë shumë ulur, transmeton Telegrafi.

Të gjeturat tregojnë se ata që kanë bërë gjumë të gjatë, të kombinuar me qëndrimin e gjatë ulur, kanë pasur jetë të shkurtër.

Studiuesit kërkojnë që kohëzgjatja e gjumit të merret seriozisht, njëjtë sikur edhe kujdestare që bëhen për alkool, duhan apo ushqim. /Telegrafi/