ASK: Nuk ka spiunazh apo rrjedhje të dhënash në Kabinetin e presidentes Siljanovska-Davkova
Ndërsa Agjencia e Inteligjencës nuk komenton mbi procedurën para-hetimore të ZProkurorisë Publike që heton abuzimet e mundshme në sistemin kompjuterik në Kabinetin e Presidentes, Gordana Siljanovska-Davkova dhe hedh poshtë çdo përfshirje të agjentëve të saj në këtë çështje, Agjencia e Sigurisë Kombëtare (ASK) ka përcaktuar se nuk ka pasur spiunazh në Kabinetin e Presidentes.
ASK në koordinim me Prokurorinë Publike dhe Ministrinë e Brendshme, ishte pjesë e hetimit dhe ende nuk ka përcaktuar nëse ka pasur spiunazh, megjithëse procedura para-hetimore e Prokurorisë për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit kohët e fundit deklaroi se ende është në pritje të analizës së provave nga Sektori i Krimit Kibernetik dhe incizimeve video.
"Agjencia e Sigurisë Kombëtare, bazuar në kompetencat e saj ligjore në fushën e pengimit të aktiviteteve që lidhen me kërcënimet e sigurisë dhe rreziqet për sigurinë kombëtare, dhe në koordinim me Prokurorinë Publike dhe Ministrinë e Brendshme, ndërmori masa dhe aktivitete drejt fundit të vitit 2025 për të identifikuar rrethanat dhe pjesëmarrësit, si dhe për të vlerësuar rreziqet e mbledhjes së paligjshme të të dhënave dhe kompromentimit të mundshëm të informacionit të klasifikuar, në lidhje me dyshimet për ndërhyrje të paautorizuar në sistemin kompjuterik të Kabinetti të Presidentit të Republikës së Maqedonisë së Veriut.
Masat dhe aktivitetet e ndërmarra nga Agjencia deri më tani nuk tregojnë ndonjë përfshirje të mundshme të faktorëve të inteligjencës së huaj në favor të vendeve të tjera, as ndonjë rrjedhje të informacionit të klasifikuar, si rezultat i ndërhyrjes së paautorizuar të lartpërmendur në sistemin kompjuterik.
Duke pasur parasysh sa më sipër, për informacione më të hollësishme, është e nevojshme të kontaktoni zyrën e prokurorit publik kompetent", thonë nga ASK për "Sloboden Peçat"./Telegrafi/


