Ashton nuk e “njeh” presidentin e Serbisë (Video)
15/06/2012
Ashton me presidentin e Serbisë, Tomislav Nikolic duket se u njoftua vetëm pas takimit të së enjtes në Bruksel, në videon e transmetuar në emisionin “Interaktiv”, të KTV.
Para takimit, Ashton kërkoi nga stafi i saj t’ia përshkruaj pamjen e presidentit serb, pasi ajo tha se nuk e dinë se si duket Nikolic.
“... Robert, dikush duhet të vijë me mua, sepse nuk e di si duket ai (Nikolici)... Kush e di se si duket ai...”, ka thënë ajo. /Telegrafi/


