Please enter at least 3 characters.

ASH: Qeveria me sistematizimin e ri në MPB degradon shqiptarët

Aleanca për Shqiptarët e Arben Taravarit në një konferencë për shtyp ka shprehur shqetësimin për siç thonë njoftimin që Qeveria e RMV-së, përmes Ministrisë së Punëve të Brendshme, po përgatit ndryshime ligjore dhe sistematizime të reja të vendeve të punës në Njësinë për Punë të Brendshme në Njësinë Strugë-Dibër-Kërcovë.

Siç thonë nga ASH, me këtë vendim të gjitha kompetencat kalojnë nën jurisdiksionin e Sektorit për Punë të Brendshme në Ohër.

"Si pasojë e kësaj, në qytetet me shumicë shqiptare nuk parashihen më pozita kyce, si: Kryeshef i policisë, Kryeshef i njësisë antikrim, Komandant i pikës kufitare dhe Zëvendëskomandant në stacionet policiore. Pasqyrim i një politike që s’ndalon, ku nuk aplikohet Përfaqësimi i drejtë dhe adekuat, sipas demografisë dhe shumicës shqiptare në këtë regjion, Kryeshef i Sektorit Rajonal për Kufirin i MPB-ës, me qendër në Ohër , emërohet një maqedonas nga Kërcova, pas dy dekadave përfaqësim shqiptar".


- YouTubeProdhim i Telegrafi Maqedoni Bejeni #Subscribe kanalin tonë në YouTube për më shumë video. Detajet: ...

"Ky veprim cenon drejtëpërdrejti parimet kushtetuese të barazisë, përfaqësimit të drejtë dhe bashkëjetesës ndëretnike, si dhe minon besimin ndërmjet komuniteteve në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Aleanca për Shqiptarët, pas deklaratës së djeshme të zëvendësministrit te MPB-me, Astrit Iseni që propozimet e tilla po diskutohen, por nuk ka vendim definitiv, kërkon nga përfaqësuesit e koalicionit VLEN që të marrin përgjegjësinë politike që u takon, të reagojnë menjëherë dhe të vihen në mbrojtje të interesave të qytetarëve shqiptarë në Strugë, Dibër dhe Kërçovë", thanë nga ASH.