Please enter at least 3 characters.

Asensio ende nuk e ka vendosur të ardhmen, ka pesë oferta në tavolinë

2022/03/asensioo.jpg
268:"ESP: Levante UD v Real Madrid. La Liga Santander Marco Asensio of Real Madrid during the La Liga match between Levante UD v Real Madrid played at Ciutat Valencia Stadium on August 21, 2021 in Barcelona, Spain. kpng Copyright: xSergioxRuizx/xPRESSINPHOTOx PS_220821_086
25:"imago images/Pressinphoto

Largimi i Marco Asensio nga Real Madridi gjatë afatit kalimtar të verës duket i pashmangshëm.

Sulmuesi spanjoll ka vendosur të largohet nga Los Blancos, pasi nuk po arrin të jetë një futbollist i formacionit bazë.

E ardhmja e tij është mes kampionatit italian Serie A dhe atij anglez Ligës Premier.

Marca ka raportuar se reprezentuesi spanjoll nuk ka vendosur ende për të ardhmen e tij dhe para vetës ka pesë oferta të rëndësishme, tri nga Anglia dhe dy të tjera nga Italia.

Newcastle United, Arsenal dhe Manchester United janë tri skuadrat angleze që e kanë ofertuar sulmuesin spanjoll.

Ndërkohë edhe gjiganti italian, Juventusi gjithashtu është i gatshëm ta transferojnë Asension në Serie A.

26-vjeçari sezonin e fundit ka zhvilluar 42 ndeshje ku ka shënuar 12 gola dhe ka asistuar në dy të tjerë.

Real Madridi është gati ta shes yllin e skuadrës dhe i ka bërë me dije skuadrave të interesuara se Asensio vlen 40 milionë euro. /Telegrafi/