Please enter at least 3 characters.

Arta Elezaj mahnit me linjat trupore në imazhet e fundit me bikini, ndërsa shijon pushimet në një jaht në Mykonos

Arta Elezaj
(Foto: Arta Elezaj/Instagram)

Arta Elezaj po shijon ditët e para të verës në një prej destinacioneve më të preferuara turistike për shqiptarët.

Modelja dhe influencerja e njohur nga Prishtina ka nisur pushimet e saj luksoze në Greqi, nga ku po ndan me ndjekësit momente të ndryshme në rrjetet sociale.

Së fundmi, Arta ka publikuar disa fotografi nga një jaht luksoz, ku shfaqet duke relaksuar mes detit dhe peizazheve mahnitëse bregdetare.

Foto: Arta Elezaj/Instagram

E veshur me bikini, bukuroshja ka vënë në pah linjat e saj trupore, duke marrë vëmendjen e ndjekësve me paraqitjen në formë të shkëlqyer fizike.

Foto: Arta Elezaj/Instagram

Fotografitë e saj kanë marrë mijëra pëlqime dhe komente pozitive, ndërsa fansat nuk kanë kursyer komplimentet për dukjen e saj.

Foto: Arta Elezaj/Instagram

Arta vazhdon të mbetet një nga figurat më të ndjekura të showbizit shqiptar, duke qenë mjaft aktive në rrjetet sociale, ku shpesh ndan me publikun momente nga përditshmëria, udhëtimet dhe projektet e saj. /Telegrafi/

Foto: Arta Elezaj/Instagram