Please enter at least 3 characters.

Arsimtarja mban leksion mësimor me fjalë të ndyta (Video)

2017/05/mesuesja-fjalet.png

Shkroi fjalë të ndyta e banale në tabelë. Madje arsimtarja e gjuhës shqipe Habibe Haxhimusa ato edhe i lexoi në orën e mësimit.

Në fakt këto shprehje kjo mësuese e Shkollës fillore "Gjon Sereqi" në Ferizaj, i nxori nga fjalori i nxënësve të saj nëpërmjet një njësie mësimore.

Arsimtarja e gjuhës shqipe, thotë se qëllimi i njësisë ka qenë edukativ dhe zëvendësimi i fjalëve banale me fjalë edukative.

Ajo thotë që me përdorimin e fjalëve ka qenë me qëllim të vetëdijesimit të nxënësve për mos përdorim të fjalorit të ndytë gjatë komunikimit. /Klan Kosova/