Arsenali nuk ka presion, thotë Ramsey
Arsenali ka filluar që të fitojë trofe tani, pasi ka krijuar një ekip mjaft konkurrues së fundmi e mposhtën edhe kampionin e Premier Ligës, Chelsean në Community Shield me rezultat prej 1-0, duke treguar se në këtë sezon janë të gatshëm të fitojnë trofe të mëdhenj.
“Gjithmonë ka presion në Arsenalin që të fitojë trofe dhe të fitojë ndeshjet. Nuk është diçka e re për ne lojtarët. Ne dimë se mund të ia dalim, kemi një ekip shumë të mirë. Jemi shumë të emocionuar për këtë sezon. Kemi besimin se në këtë sezon ne mund të arrijmë diçka”, ka thënë Ramsey, raporton Goal.com.
Arsenali në sezonin e kaluar ishte në një formë shumë të lartë dhe në sezonin e ardhshëm shpreson që të vazhdojë formën e lartë dhe të luftojë seriozisht për titull. /Telegrafi/


