Please enter at least 3 characters.

Arsenali merr një fitore të madhe ndaj Man Utd dhe bën një hap të madh për Ligën e Kampionëve

2022/04/arsenal-1.jpg
507:"Arsenal v Man Utd 23 April 2022, London - Premier League Football - Arsenal v Manchester United, ManU - Eddie Nketiah and Granit Xhaka of Arsenal celebrate their 2nd goal - Photo: Charlotte Wilson / Offside. London UK *** Arsenal gegen Man Utd 23. April 2022, London Premier League Fußball Arsenal gegen Manchester United Eddie Nketiah und Granit Xhaka von Arsenal feiern ihr zweites Tor Foto Charlotte Wilson Abseits London UK PUBLICATIONxINxGERxSUIxAUTxONLY Copyright: xCharlottexWilsonx/xOffsidexOffside
32:"IMAGO/Offside Sports Photography

Arsenali ka arritur ta fitoj derbin anglez ndaj Manchester United me rezultat 3-1.

Ka qenë një ndeshje spektakolare nga vendasit të cilët me plotë meritë fituan tri pikët në Emirates Stadium.

Vetëm pas tre minutave lojë, vendasit kaluan në epërsi kur realizoi mbrojtësi anësorë Tavares për 1-0.

Topçinjtë vazhduan dominimin dhe në minutën e 28-të realizuan me sulmuesin Nketiah, por që goli i tij u anulua nga VAR.

Vetëm katër minuta më vonë, Arsenali fitoi penallti dhe i saktë nga pika e bardhë u tregua Bukayo Saka duke ngritur epërsinë në 2-0.

Djajtë e Kuq u rikthyen në lojë dhe shënuan dy minuta më vonë me Cristiano Ronaldon për ta hapur sfidën në 2-1.

Me epërsinë e ngushtë  të vendasve përfunduan 45 minutat e para të kësaj sfide.

United në pjesën e dytë pati rast për ta barazuar rezultatin, por Bruno Fernandes dështoi të shënojë nga pika e bardhë.

E për rezultatin përfundimtar u përkujdes mesfushori shqiptar Granit Xhaka me një gol të jashtëzakonshëm.

Prishtinasi gjuajti nga 30 metra dhe realizoi një gol të mrekullueshëm për 3-1.

Me këtë fitore Arsenali ngritët në pozitën e katërt në tabelë me 60 pikë, derisa United mbetet në vendin e gjashtë me 54 sosh. /Telegrafi/