Please enter at least 3 characters.

Arsenali lëshon fitoren nga dora, barazon ndaj Watfordit

2019/09/Waars1.jpg
278:"WATFORD, ENGLAND - SEPTEMBER 15: Roberto Pereyra of Watford is fouled by David Luiz of Arsenal for a penalty during the Premier League match between Watford FC and Arsenal FC at Vicarage Road on September 15, 2019 in Watford, United Kingdom. (Photo by Marc Atkins/Getty Images)
12:"Getty Images

Arsenali ka luajtur baras si mysafir i Watfordit (2-2) edhe pse ishte në epërsi prej dy golash në pjesën e parë të takimit që u zhvillua në Vicarage Road.

Rezultati u zhbllokua në minutën e 21-të kur Pierre-Emerick Aubameyang pranoi një pasim preciz nga Sead Kolasinac dhe e mposhti portierin kundërshtar.

Nuk zgjati shumë dhe Topçinjtë e dyfishuan epërsinë. Nicolas Pepe dhuroi një asistim të mirë për Aubameyang, i cili u tregua i saktë nga afërsia.

(Foto: Marc Atkins/Getty Images/Guliver)

Me epërsi të dyfishtë të mysafirëve, skuadrat shkuan në pushim, ndërsa vendasit e kishin të qartë se duhet t'i ndryshonin gjërat në fraksionin e dytë.

Dhe e bënë pikërisht këtë. Pas një gabimi të lojtarëve të Arsenalit, Tom Cleverley realizoi për t'i dhënë shpresë ekipit të tij (53').

(Foto: Marc Atkins/Getty Images/Guliver)

Pas shanseve të njëpasnjëshme të nikoqirëve, gjyqtari akordoi penallti pas një gabim të David Luiz, ndërsa Roberto Pereyra ishte i saktë nga pika e bardhë (80') dhe e barazoi rezultatin.

Vendasit u përpoqën ta fitonin ndeshjen në minutat e mbetura, mirëpo nuk arritën ta shënonin edhe golin e tretë.

Ky ishte barazimi i dytë i Arsenalit që numëron edhe dy fitore dhe një humbje. Watfordi ka regjistruar vetëm barazimin e dytë, teksa ka pësuar tri herë. /Telegrafi/