Please enter at least 3 characters.

Arsenali ka arritur marrëveshje për brazilianin Everton

2019/07/EvertonSoares.jpg
236:"PORTO ALEGRE, BRAZIL - JUNE 27: Everton of Brazil reacts during the Copa America Brazil 2019 quarterfinal match between Brazil and Paraguay at Arena do Gremio on June 27, 2019 in Porto Alegre, Brazil. (Photo by Buda Mendes/Getty Images)
12:"Getty Images

Arsenali thuhet se ka arritur marrëveshje për transferimin e sulmuesit brazilian, Everton Soares, nga Gremio për shumën totale prej 36 milionë funtesh (40 milionë euro).

Drejtori sportiv i Topçinjve pritet të udhëtojë në Brazil, ku do t'i përcjellë testet mjekësore, të cilave do t'u nënshtrohet lojtari.

Sipas Fox dhe 90min.com marrëveshja është që Arsenali të paguajë 25 milionë funte (28 milionë euro) përnjëherë, si edhe 11 milionë funte (12 milionë euro) të tjera në formë shtesash.

Manchester Unitedi kishte dërguar përfaqësues të skuadrës për ta përcjellë 23-vjeçarin gjatë suksesit në Copa America, mirëpo Topçinjtë kanë avancuar për nënshkrimin e tij në raport me Djajtë e Kuq.

Një tjetër brazilian, Dani Alves, është lidhur me një kalim në Emirates, ku do të transferohej me parametrat zero, mirëpo ka mbetur për t'u zgjidhur çështja e pagës së tij. /Telegrafi/