Please enter at least 3 characters.

Arsenali heq dorë nga Mbappe, synojnë dy talent tjerë francez

2017/06/mbappe-6.jpg

Arsenali ka dal jashtë garës për të nënshkruar me talentin francez të Monacos, Kylian Mbappe, ndërsa do të synoj objektiva tjera këtë afat kalimtar.

Emri i Mbappes ka qenë shumë i nxehtë këtë muaj, me shumë skuadra të mëdha evropiane që janë vënë pas shërbimeve të tij.

Ndër to është edhe gjiganti anglez, Arsenali, me trajnerin Arsene Wenger që ishte i etur për ta sjell talentin bashkëkombës të tij në Emirates.

Megjithatë, sipas mediumit Mail Online, Arsenali ka dal jashtë garës për të nënshkruar me yllin e Monacos, Mbappe.

Sipas këtij mediumi, Topçinjtë do të synojnë objektiva tjera, po ashtu në Ligue 1, ku do ta kthejë vëmendjen e plotë ndaj sulmuesve Alexandre Lacazette dhe Thomas Lemar.

Adoleshenti ishte prioriteti kryesor i Arsene Wenger, por me interesin e madh nga klubet më të mira të Evropës, Gunners kanë pranuar se ai mund të jetë jashtë mundësive të tyre. /Telegrafi/