Please enter at least 3 characters.

Arsenali dhe Chelsea të gatshëm ta rivalizojnë Barcelonën për transferimin e mbrojtësit Eric Garcia

2021/04/Eric-Garcia.jpg

Dy klubet e mëdha angleze nga Londra, Arsenali dhe Chelsea po shikojnë situatën e Eric Garcia në Manchester City dhe janë gati ta rivalizojnë Barcelonën për transferimin e tij.

Sipas Daily Star, Garcia ra dakord për një transferim falas në Barcelonë në fillim të këtij sezoni - por gjigantët katalunas kanë probleme financiare dhe tani kanë ndryshuar kushtet e kësaj marrëveshjeje.

Ata duan që 20-vjeçari të pranojë një pagë fikse më të ulët, me pjesën tjetër të bërë nga pagesa bonusesh bazuar në paraqitjet.

Kjo ka hapur derën për klubet rivale - me Arsenalin dhe Chelsea në mesin e atyre që më parë kishin shikuar mbrojtësin e Spanjës, kontrata e të cilit skadon në qershor.

Trajneri i Topçinjve, Mikel Arteta ka punuar me Garcian te City dhe është një tifoz i madh i tij, ndërsa Chelsea është gjithashtu në kërkim të qendërmbrojtësve të rinj.

Të dy klubet kanë fuqinë financiare për të mposhtur ofertën e Barcelonës për lojtarin, i cili kishte rënë dakord verbalisht për një kontratë pesë-vjeçare. /Telegrafi/