Arsenal - Tottenham, formacionet zyrtare të derbit të zjarrtë të Londrës së Veriut
02/12/2018
Arsenali dhe Tottenhami përplasen në derbin tradicional të Londrës së Veriut.
Është Emirates që do të stërmbushet për duelin e madh i cili zhvillohet para mbi 60 mijë shikuesve, një derbi i dy rivalëve të vjetër.
Arsenali ka formë të shkëlqyer këtë edicion në shtëpi, duke kërkuar të vazhdojë ecurinë pozitive të rezultateve.
Granit Xhaka dhe Shkodran Mustafi kanë startuar nga minuta e parë pasi pushuan ndaj Vorskla Poltavës. Befasia më e madhe është stoli për Mesut Ozilin.
Formacioni i Arsenalit:Leno; Mustafi, Sokratis, Holding; Bellerín, Torreira, Xhaka(C), Kolasinac; Mkhitaryan, Aubameyang, Iwobi.Formacioni i Tottenhamit: Lloris(C); Aurier, Vertonghen, Foyth, Davies; Dier; Sissoko, Alli; Eriksen; Son, Kane.


