Please enter at least 3 characters.

Arritja e Mayweatherit dhe McGregorit në Las Vegas (Video)

2017/08/flydmcgregor.jpg

Floyd Mayweather dhe Conor McGregor tashmë kanë arritur në Las Vegas të Nevadas, para superduelit që do të zhvillohet ndërmjet tyre në fundjavë.

Mayweather, kampioni i pamposhtur amerikan i boksit dhe McGregor, irlandezi që është kampion i dyfishtë i UFC-së në artet e përziera marciale (MMA) do të paraqiten në ring në duelin të cilin e gjithë bota pret ta shohë.

Përballja do të zhvillohet me rregullat e boksit dhe të gjithë presin të shohin këtë eveniment të madh sportiv, edhe pse shumëkush e konsideron favorit Mayweatherin, duke qenë se McGregor asnjëherë më parë nuk ka zhvilluar një duel boksi.

Meçi zhvillohet në T-Mobile Arena në Las Vegas, mbrëmjen e të shtunës të 26 gushtit me orën amerikane, ndërsa të gjithë shqiptarët do të kenë mundësi ta ndjekin këtë sfidë titanësh në orët e para të mëngjesit të të dielës.

Në videon e mëposhtme mund të shihni momentin e arritjes së dyshes në Las Vegas dhe pritjen që iu është bërë. /Telegrafi/