Please enter at least 3 characters.

Arrihet marrëveshja, Xhaka te Fiorentina

2016/01/arrihet-marr-euml-veshja-xhaka-te-fiorentina_hd.jpg

Futbollisti shqiptar i Baselit, ka arritur marrëveshje personale me drejtuesit e klubit vjollcë për një transferim në ‘Artemio Franchi’.

E përditshmja italiane ‘Gazzetta Dello Sport’, ka shkruar se tani i mbetet Fiorentinës që të gjejë gjuhë të përbashkët me Baselin për transferimin e mesfushorit.

Iniciatori i këtij transferimi padyshim që është trajneri i ri i skuadrës italiane, Paulo Souza i cili e kishte Xhaken nën urdhrat e tij edhe te Baseli.

Kampioni i Zvicrës po kërkon katër milionë euro për anëtarin e Kombëtares së Shqipërisë, ndërsa gjatë këtyre ditëve do të takohen drejtuesit e dy klubeve për ta zyrtarizuar kalimin e Xhakës në Firence. /Telegrafi/