Arrestohet se mbante aparate të lojërave të fatit
24/12/2016
Një person është arrestuar në Gjakovë, pasi që në lokalin e tij janë gjetur katër aparate të llojit të panjohur të lojërave fati dhe bixhozi në mungesë dokumentacioni, si dhe pa leje pune.
Lokali i është mbyllur, ndërsa i dyshuari është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.


