Please enter at least 3 characters.

Arrestohet rrëmbyesi i një personi në Prishtinë

2019/10/largea-largea-arrestimi-policia-e-kosoves-138423993114299708151436284765-1468834765-5781255-780x439.jpg

Policia e Kosovës njofton se ka arrestuar rrëmbyesin e një mashkulli në Prishtinë.

Sipas raportit 24 orësh, pas arrestimit, te i dyshuari janë konfiskuar disa prova.

"Pas raportimit të rastit dhe ndërmarrjes se masave operativo-hetimore nga Policia e Kosovës, konkretisht hetimet rajonale të Prishtinës, me datë 19.09.2020, është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti ditë më parë kishte rrëmbyer dhe grabitur viktimën mashkull kosovar", njofton policia.

Po ashtu, sipas policisë, i dërguari është dërguar në mbajtje.

"Gjatë kontrollit nga Policia me urdhër të prokurorisë te i dyshuari është gjetur dhe konfiskuar një pistoletë, një pushkë ajrore, një elektro-shok dhe tre DVR (të bashkangjitura gjeni fotot e disa dëshmive-armëve, në këtë rast). Me vendim të prokurorit, janë inicuar veprat penale sipas kodit penal të RKS-së, ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje për proceduar të mëtejme", përfundon njoftimi. /Telegrafi/