Arrestohet personi që plagosi policen
24/11/2018
Shërbimet e Policisë Tiranë identifikojnë dhe kapin autorin e plagosjes së efektives së Policisë, Ina Nuka.
Nga shërbimet e Policisë Tiranë u bë identifikimi dhe kapja e autorit të plagosjes, Daniel Drobaj, 18 vjeç, banues në Tiranë.
Rama puth në ballë policen e plagosur: Do ta çojmë në Stamboll për një operacion të vështirë (Video)
Në ngarkim të këtij shtetasi do të referohen materialet pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprat penale “Plagosje e rëndë me dashje”, “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime dhe në manifestime të paligjshme”, “Prishje e rendit dhe qetësisë publike” si dhe “Goditja për shkak të detyrës”./lapsi.al/


