Please enter at least 3 characters.

Arrestohet një shofer në Prishtinë,  goditi një këmbësore

Një person është arrestuar në Prishtinë pasi dyshohet se ka shkaktuar një aksident trafiku me lëndime të rënda trupore.

Sipas Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur të dielën rreth orës 17:50, kur i dyshuari, duke drejtuar një automjet, dyshohet se nga pakujdesia ka goditur një këmbësore.

Si pasojë e aksidentit, këmbësorja ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe ka marrë trajtim mjekësor.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje, ndërsa rasti po hetohet. /Telegrafi/