Please enter at least 3 characters.

Arrestohet një person nga Dobërdolli i Gostivarit për organizim ilegale të lojërave të fatit

2016/01/shkod-euml-r-grabiten-6-milion-euml-lek-euml-n-euml-nj-euml-kazino_hd.jpg

Prokuroria Themelore Publike Gostivar parashtroi aktakuzë kundër një personi nga Dobërdolli i cili akuzohet për veprën penale "organizim të lojërave të fatit pa licencë, përkatësisht pa leje nga organet kompetente".

Sipas prokurorisë, i akuzuari 33 vjeçar, në objekt të vendosur në shtëpinë e familjare në pronësi të atit të tij në Dobërdoll ka organizuar lojëra të fatit "Keno" pa pasur dokumentacionin e parashtresë, respektivisht pa leje nga organet kompetente.

"Gjatë kontrollit mr 25 shkurt, zyrtarët policorë ia kanë gjetur dhe kanë konfiskuar pajisjen e instaluar për lojëra të fatit", njoftojnë nga PTHP Gostivar./Telegrafi/