Please enter at least 3 characters.

Arrestohet një person në Janjevë, dyshohet se hapi profile false në emër të një gruaje

Një person është arrestuar në Janjevë të Lipjanit, nën dyshimin se ka kryer veprën penale “Hyrje në sistemet kompjuterike”.

Sipas Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur më 1 shtator 2026, rreth orës 09:50.

I dyshuari, mashkull kosovar, dyshohet se ka hapur profile false në emër të një gruaje kosovare.

Me vendim të prokurorit, pas intervistimit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Hetimet për rastin po vazhdojnë. /Telegrafi/