Please enter at least 3 characters.

Arrestohet një person në Gjakovë, dyshohet për dhunë në familje dhe armëmbajtje pa leje

2023/06/Foto-1-2-rotated.jpg

Një person është arrestuar këtë të martë në Gjakovë, pasi dyshohet për dhunë në familje.

Policia njofton se rasti ka ndodhur në rrugën “Abedin Terbeshi”, ndërsa i dyshuari i lindur në vitin 1982, kishte në posedim armë në mënyrë të paautorizuar.

“Gjatë intervistimit, i dyshuari ka pranuar se posedonte armë në mënyrë të paautorizuar. I njëjti ka dorëzuar një pistoletë, një karikator dhe tri copë fishekë”, thuhet në komunikatën për media.

Armët dhe municioni janë konfiskuar, ndërsa me vendim të prokurorit të shtetit, i dyshuari është ndaluar në mbajtje për 48 orë.

Ndaj tij është iniciuar rast “Dhunë në familje” dhe “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”. /Telegrafi/