Please enter at least 3 characters.

Arrestohet një person në Drenas, dëmtoi televizorin dhe kanosi pronarin e një lokali

Një person është arrestuar në Drenas, pasi dyshohet se ka dëmtuar me dashje një televizor në vlerë rreth 1 mijë euro dhe më pas ka kanosur pronarin e lokalit.

Sipas Policisë së Kosovës, rasti është raportuar më 31 gusht 2026, rreth orës 09:27. Ankuesi, mashkull kosovar, ka deklaruar se i dyshuari e kishte dëmtuar televizorin në lokalin e tij dhe e kishte kanosur.

I dyshuari është arrestuar dhe, pas intervistimit, me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Rasti po hetohet për veprat penale “Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë” dhe “Kanosje”. /Telegrafi/