Please enter at least 3 characters.

Arrestohet një grua në Gjakovë – e goditi me elektroshok një grua tjetër

2023/03/elektroshok.jpg

Policia e Kosovës ka arrestuar një grua në Gjakovë, pasi që e njëjta për shkak se e kishte sulmuar fizikisht dhe prekur me elektroshok viktimën femër kosovare.

Viktimës i është ofruar ndihmë mjekësore, ndërsa nga e dyshuara është gjetur dhe konfiskuar elektroshoku.

Pas intervistimit me urdhër të prokurorit e dyshuara është liruar në procedurë të rregullt. /Telegrafi/